Telegrafi

D’Ambrosi: Titulli? Jo, synimi ynë është Liga e Kampionëve

Interi është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

Pas 14 javëve në Serie A, skuadra e Roberto Mancinit ende nuk e di se çka është humbja duke marrë 11 fitore dhe tri barazime.

Por edhe pse të gjithë i shohin si kandidatë për titull të kampionit, lojtarët e Interit po qëndrojnë me këmbë në tokë.

Njëri nga ta është edhe mbrojtësi Danilo D’Ambrosio që po kalon nëpër një formë fantastike.

“Po kaloj një moment të mirë, ashtu si e gjithë skuadra. Trajneri na ka ndihmuar shumë dhe po punojmë për të perfeksionuar idetë e tij”.

“Ky është një ekip që sakrifikon shumë dhe ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë”, tha mbrojtësi italian.

Ai tha se momentalisht nuk e diskutojnë titullin pasi qëllimi i tyre është që rikthimi në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mund të diskutojmë për titullin që tani, sepse duhen edhe shumë javë deri në fund të kampionatit”.

“Ne kemi si objektiv Ligën e Kampionëve, por nëse në mars do të jemi në këto pozita, do të tentojmë edhe titullin”, deklaroi D’Ambrosio. /Telegrafi/