Nuk sillet çdo femër si damë, këtë më së miri e tregon sjellja e saj në shoqëri dhe edukata e saj themelore të cilën e bart nga shtëpia
Shumica e femrave në botën e sotme të ritmit të shpejtuar – në të cilin nga ne presin që të sillemi me maturi dhe fuqishëm – shpesh harrohet se si është të ndihesh si damë e vërtetë.
Në të vërtetë, mjafton t’i kushtohet kujdes disa detajeve të vogla në mënyrë që të arrihen ndryshime të dukshme, të cilat do t’i vërejnë edhe meshkujt përreth jush.
Për të lënë gjithmonë përshtypjet më të mira të mundshme, është me rëndësi të silleni në harmoni me bontonin.
Julia Sviyash, psikologe, blogere dhe dizajnere, ka shkruar disa rregulla që i dedikohen të gjitha grave, ato që e bëjnë një zonjë të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Një grua e vërtetë nuk e ndjek lumturinë
“Jetoje të sotmen”, shkruan ajo. Lumturia të ndjek ty, mos insisto të marrësh gjithçka për vete.
Lumturia e vërtetë arrihet kur jeton të sotmen dhe e shijon atë.
E tashmja është gjëja më e rëndësishme
Sigurisht të gjitha keni plane për një të ardhme. Por, planet më të mira i arrini në të tashmen.
Duke injoruar të tashmen ju në fakt injoroni ëndrrat tuaja të cilat mund t’i bëni tani!
Të jeni një zonjë e vërtetë është privilegj, madje ju duhet të ndjeheni të tilla
Vlerësoni vetën, punën tuaj dhe gjithçka që bëni. Mos lejoni kurrë t’ju nënçmojnë dhe të ju thonë “Ti nuk di”.
Ti je një zonjë e vërtetë, dhe për këtë duhet të bindesh që edhe të tjerët të të vlerësojnë.
Zonja e vërtetë, ka hapësirën që e dëshiron
Kërko atë që dëshiron, vetën duhet ta kesh primare në jetë. Një zonjë e vërtetë gjen harmoninë edhe në gjëra të vogla.
Menaxho jetën tënde ashtu si do ti, bëje një rreth të shoqërisë që nuk do të zhgënjehesh nga ata.
Kërko hapësirë sa të duash për vete.
Zonja e vërtetë është numër 1 për vete
Kjo nuk do të thotë që je egoiste, indiferente apo i përbuz të tjerët.
Interesohu më shumë për jetën tënde dhe çmoje atë.
Një zonjë e vërtetë kurrë nuk thotë po nëse zemra thotë jo!
Zonjat e vërteta dinë t’i ruajnë sekretet, nuk i ndajnë me gjithkënd
Ky është një mësim për të gjitha gratë dhe vajzat.
Mos krijoni lista të gjërave tuaja personale për t’i ndarë me të tjerët.
Jo gjithkush të beson, të kupton dhe i intereson jeta jote. /Telegrafi/