Site icon Telegrafi

Dalot e kërkon me ngulm rikthimin te Milani

Diogo Dalot është i vendosur për të vazhduar qëndrimin e tij në Milano, raportojnë mediat italiane, por Manchester United nuk do të tërhiqet.

22-vjeçari kaloi sezonin e kaluar në huazim në San Siro, duke bërë 33 paraqitje, në të cilat ai shënoi dy gola dhe dha tre asistime.

Duke luajtur si mbrojtës i djathtë ose mbrojtës i majtë, ai u vlerësua nga trajneri Stefano Pioli për shkathtësinë e tij dhe u përmirësua derisa edicioni vazhdonte.

La Gazzetta dello Sport pretendon se Dalot është i etur të kthehet te Rossonerët dhe deri më tani po hedh poshtë ofertat e tjera, pasi ai shpreson që klubet të arrijnë një marrëveshje.

Milani ka kërkuar një huazim të ri me mundësi blerjeje në fund të sezonit, gjersa janë të gatshëm që të paguajnë 3.5 milionë për 12 muaj të tjerë.

Lexo po ashtu Ancelotti e do Dalotin te Real Madridi

Sidoqoftë, Manchester United do ta shesë Dalotin plotësisht dhe do të kërkojë të paktën 20 milionë euro.

Skuadra angleze pagoi 22 milionë euro për të marrë Dalotin nga Porto në verën e vitit 2018.

Ai ka dy paraqitje për Portugalinë, pasi ka përfaqësuar vendin e tij në të gjithë nivelet e të rinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version