Dyshja e njohur Ardian Bujupi dhe DJ Dalool kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“Të du krejt” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, një këngë verore, e cila është punuar nga Avaxus, Dalool dhe vet Ardiani.
Klipi i këngës është gjithashtu veror, me skena të realizuara në bregdet, pjesë për të cilën janë kujdesur produksioni Pro VSM.
Dyshja janë të njohur për bashkëpunimet e tyre dhe hitet verore, ndërsa “Të du krejt” pritet të jetë suksesi i tyre i radhës. /Telegrafi/