Telegrafi

Dallku për golin e barazimit të Ballkanit: Rasti ishte diskutabil

Dukagjini ia doli të marrë një pikë ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit në barazimin 1-1 në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Për këtë barazim, trajneri i skuadrës nga Klina – Armend Dallku ka thënë se ishte moment diskutabil goli i barazimit të skuadrës nga Suhareka.

“Rasti ishte diskutabil. Në të njëjtën formë na ishte akorduar pozitë jashtë loje këtu në Klinë”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Dukagjinit për ArtSport.

Lexo po ashtu Ballkani merr një pikë në udhëtimin e vështirë te Dukagjini

“Nëse ka gabuar dikush, atëherë duhet të merren masa. Jam i kënaqur me ekipin marrë parasysh rezultatet pasi nuk janë rezultate të rastësishme”.

“Pavarësisht kundërshtarit, se a është lartë apo poshtë në tabelë, ne bëjmë maksimumin. Ne bëmë maksimumin, por janë dy pikë të humbura. E pamë se mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm, stadiumi ishte i stërmbushur. Ekipi po luan mirë. Shpresoj të kemi vazhdimësi”.

“Në ndeshjen tjetër shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve. Për momentin jemi aty ku jemi. Mbi bazë të lojës dhe asaj që po prodhojmë, meritojmë të jemi më lartë në tabelë”, ka shtuar më tej Dallku. /Telegrafi/