Telegrafi

Dallku pas humbjes nga Ballkani: Luajtëm më mirë, gjyqtari është personazhi që prishi ndeshjen

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas humbjes nga Ballkanit, ku ka vlerësuar lojën e ekipit të tij, por ka pasur kritika nga gjyqtarit kryesor Dardan Çaka.

Dukagjini u mposht në shtëpi me rezultat minimal 1-0 nga Ballkani, me golin e shënuar nga Meriton Korenica në minutën e 83-të.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te klubi nga Klina, e në veçanti trajneri i tyre, Armend Dallku.

Lexo po ashtu Ballkani vuan ndaj Dukagjinit- por triumfon në fund me golin e Meriton Korenicës

Dallku ishte shumë i pakënaqur me referimin e Dardan Çakës, në veçanti me kartonin e kuq që ai e dha për mesfushorin Bujar Shabanin.

“Gjyqtari është personazhi që prishi ndeshjen. Ai nuk është aspak profesionist”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Daja pas triumfit ndaj Dukagjinit: Hyjmë në çdo ndeshje për fitore

“Kishim shumë më tepër nga loja, por portieri kundërshtar bëri dy pritje shumë të mira”.

“Ne u përpoqëm të ndryshonim lojën, por pa rezultat”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/