Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas humbjes nga Ballkanit, ku ka vlerësuar lojën e ekipit të tij, por ka pasur kritika nga gjyqtarit kryesor Dardan Çaka.
Dukagjini u mposht në shtëpi me rezultat minimal 1-0 nga Ballkani, me golin e shënuar nga Meriton Korenica në minutën e 83-të.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur te klubi nga Klina, e në veçanti trajneri i tyre, Armend Dallku.
Dallku ishte shumë i pakënaqur me referimin e Dardan Çakës, në veçanti me kartonin e kuq që ai e dha për mesfushorin Bujar Shabanin.
“Gjyqtari është personazhi që prishi ndeshjen. Ai nuk është aspak profesionist”, ka thënë fillimisht Dallku pas ndeshjes.
“Kishim shumë më tepër nga loja, por portieri kundërshtar bëri dy pritje shumë të mira”.
“Ne u përpoqëm të ndryshonim lojën, por pa rezultat”, përfundoi trajneri i Dukagjinit. /Telegrafi/