Telegrafi

Dallku pas barazimit ndaj Gjilanit fajëson mbrojtjen për pranimin e golave të lehtë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është ankuar në mbrojtjen e skuadrës, duke thënë se po marrin gola shumë të lehtë. 

Gjilani dh Dukagjini barazuar sot me rezultat 1-1 në kuadër të javës së nëntë.

“Ne po e fusim kundërshtarin vet në lojë. Goli që pranuam ishte shumë i lehtë, shumë lehtë i pranueshëm. Më pas, kundërshtari mori zemër, ndërsa ne ramë. U munduam të ndryshonim rrjedhën e lojës dhe skemën për ta fituar ndeshjen”.

“Sulmuam me Solomonin dhe Merlakun dhe kishim mundësitë tona. Ne sot ishim me frikë në disa momente dhe nuk kishim vetëbesim. Në 16-metërsh duhet pasur vetëbesim. Vetëbesimi ishte i mangët sot”.

“Lojtarët po mundohen ta japin maksimumin, por po ndëshkohemi duke marrë gola të lehtë në çdo ndeshje. Këto po na penalizojnë”, ka thënë Dallku për “ArtMotion”.

Lexo po ashtu Mezani: E merituam fitoren ndaj Dukagjinit, na mungon eksperienca

Ky ishte barazimi i pestë i Dukagjinit këtë edicion, ndërsa ka një fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/