Telegrafi

Dallku i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë dhe humbjen nga Trepça ’89

Dukagjini ka pësuar humbje në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 2-1.

Klinasit me këtë disfatë mbetën në vendin e gjashtë në tabelë, por tani skuadrat që ka më poshtë i janë afruar me pikë.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas ndeshjes duke u ankuar në ndarjen e drejtësisë.

“Te rasti i golit të parë ishte skandaloz arbitri. Futi në gojë bilbilin dhe nuk akordoi faull. Është për t’u habitur sesi edhe dhoma e VAR-it nuk reagoi, pasi në incizimin që kemi parë, ishte faull”.

Lexo po ashtu Trepça '89 merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit

“Ndërsa, te goli i dytë është e pafalshme që një lojtar i Superligës të bëj një gabim të tillë. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësi dhe të dalin me përgjegjësi për ta fituar takimin”.

“Neve na mbetet të punojmë. Më vjen keq për shikuesit në reagimin tim, por reagova sepse ishte emocion. Na mbetet të punojmë në dy javët që do t’i kemi për t’i përmirësuar gabimet tona”, tha Dallku. /Telegrafi/