Telegrafi

Dallku kritikon Bunjakun pas inkuadrimit të Nurkovicit

Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Dallku, e ka kritikuar përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaku, pas disfatës prej 1-4 ndaj Turqisë.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kritikuar Bunjakun pasi trajneri i Kosovës në vend te Samir Ujkanit inkuadroi në lojë Adis Nurkovicin, transmeton KosovaPress.

Lexo po ashtu Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)

“A nuk ka portierë shqiptarë, por vetëm Nurkovic të mbrojë, marrka e Zotit”, citohet të ketë shkruar Dallku.

Ndryshe, Kosova pësoi humbjen e pestë në eliminatorët e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.