Mbrojtësi i Prishtinës, Armend Dallku, e ka kritikuar përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjaku, pas disfatës prej 1-4 ndaj Turqisë.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kritikuar Bunjakun pasi trajneri i Kosovës në vend te Samir Ujkanit inkuadroi në lojë Adis Nurkovicin, transmeton KosovaPress.
“A nuk ka portierë shqiptarë, por vetëm Nurkovic të mbrojë, marrka e Zotit”, citohet të ketë shkruar Dallku.
Ndryshe, Kosova pësoi humbjen e pestë në eliminatorët e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.