Armend Dallku e ka arsyetuar humbjen 2-1 të Prishtinës ndaj Trepçës ’89 në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës.
Bardhekaltërit shënuan të parët në Mitrovicë, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin për të qëndruar në elitën e futbollit kosovar.
Dallku ka thënë pas takimit se lojtarët e tij u rehatuan pas golit të parë dhe Trepça ’89 arriti të përmbyste rezultatin.
“E pat që edhe me Flamurtarin e kishim një miks ekip. Gjithë fokusi ishte për t’i pushuar lojtarët për ndeshjen e Kupës”, ka thënë ai për Super Sport Kosova.
“E shënuam golin e parë dhe si duket lojtarët u vetëkënaqen, po ashtu u lëndua edhe Visar Bekaj. Uroj të mos jetë lëndim serioz”, ka përfunduar Dallku.
Prishtina e mbylli edicionin në vendin e katërt me 62 pikë, derisa do të takohet me Ballkanin në Kupën e Kosovës. /Telegrafi/