Telegrafi

Dallku: Besoj shumë, me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi kampion

Foto: FC Prishtina/Facebook

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku ka folur para takimit ndaj Feronikelit, i cili vlen sa titulli kampion për këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Prishtina është mysafire e Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të sezonit 2018/19 në Ipko Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje vlen për titullin kampion pasi të dy skuadrat zënë dy pozitat e para, me Niklin dy pikë më shumë në vendin e parë.

Lexo po ashtu Disa statistika para ndeshjes vendimtare Feronikeli - Prishtina

Klubin kryeqytetas e shpallet vetëm fitorja kampion dhe kapiteni Dallku beson se me qetësi dhe me maturi do të arrijë trofeun në fund Prishtina.

“Ne edhe pse e konsiderojmë ndeshje të radhës, natyrisht se kjo ndeshje e ka rëndësinë e vetë. Mirëpo, për ne lojtarëve, stafin dhe publikun tonë është më rëndësi që t’i qasemi me shumë qetësi kësaj ndeshjeje, sepse e dimë që edhe kundërshtari ka kualitete në radhët e veta”, ka thënë fillimisht Dallku për faqen zyrtare të klubit.

Foto: FC Prishtina/Facebook

“Mirëpo, duke e marrë parasysh që e kemi pru kampionatin deri në ndeshjen e fundit që të vendos, kjo është meritë e lojtarëve, e stafit dhe e gjithë neve së bashku që kemi punuar”.

“Presim të kemi ndeshjen nën kontrollin tonë, njëjtë sikurse besoj që duan edhe kundërshtari, por ne jemi të vetëdijshëm që në ndeshje na duhet vetëm fitorja”.

Lexo po ashtu Ndeshja e madhe Feronikeli - Prishtina, 'Plisat' i sigurojnë 200 bileta nga organizatori

“Kështu që besoj shumë se me qetësi dhe me maturi në fund do të shpallemi ne kampion”, përfundoi kapiteni i Prishtinës.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në Drenas në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/