Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.
Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova.
Telegrafi Maqedoni ju sjell dallimin në vota tek dy kandidatët në dy rrethet e zgjedhjeve, më 21 prill dhe 5 maj, 2019.
Rrethi i parë
Gordana Siljanovska- Davkova 318.341 vota
Stevo Pendarovski 322.581 vota
Rrethi i dytë
Gordana Siljanovska- Davkova 376.294 vota
Stevo Pendarovski 434.894 vota
Dallimi
Gordana Siljanovska- Davkova 57.953 vota më shumë se në rrethin e parë
Stevo Pendarovski 112.313 vota më shumë se në rrethin e parë
Pendarovski është fitues me 58.600 vota para Gordana Siljanovska-Davkova.
I gjithë procesi zgjedhor në rrethin e parë ka pasur rritje të votave të përgjithshme në krahasim prej rrethit të parë dhe ky dallim është: 88020 vota.
Nga pasqyra e hartës shtetërore për zgjedhjet, shihet qartë se në vendvotimet ku ka masë të konsiderueshëm të shqiptarëve fitore ka marrë Stevo Pendarovski./Telegrafi/