YouTuberi i njohur MrBeast ka publikuar kësaj here një video tejet interesante në kanalin e tij, ku provon një numër të madh të automjeteve, nga ajo që kushton 1 dollarë e deri tek tjetra me një çmim 100 milionë dollarë.
Derisa bënte hyrjen e videos së tij, MrBeast tregonte se “kishte në duar” veturat më të shtrenjta, të gjitha së bashku përbënin vlerën mbi 250 milionë dollarë, vetëm njëra prej tyre 100 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.
Ai e nisi videon me një veturë të ndryshkur që kushtonte vetëm 1 dollarë që çuditërisht arriti të ndizej, dhe vetë MrBeast me miqtë arritën të bënin një xhiro; por në fund e hodhën diku në humnerë.
Më pas vazhdoi me një veturë Tesla që duket të jetë i tipit Model X (100 mijë dollarësh). Automjeti në video ka një timon të stilit ‘yoke’ dhe gjithashtu të integruar softuerin të “vozitjes autonome”.
“Arsyeja pse blini një Tesla është se praktikisht vozit vetë”, thotë vlogeri.
YouTuberi vazhdon më pas me një veturë të brendit luksoz Lamborghini që kushton 200 mijë dollarë, duke pasuar me një tjetër 300 mijë dollarësh të brendit Rezvani për të cilën thotë se supozohet të jetë “vetura më e sigurt në planet”.
“Është sikurse një tank”, shpjegon ai duke shtuar se makina ka dyer të blinduara dhe është e mbështjellë me armaturë rezistente ndaj eksplozivëve.
MrBeast në videon e tij provon një numër makinash super luksoze por edhe modele mjaft interesante, madje një që lëviz në ujë dhe tjetra që fluturon.
Secilën herë, vjen vetura më e shtrenjtë se tjetra. Duke e përmbyllur kështu videon me makinë e fundit që ka një vlerë prej 100 milionë dollarësh.
Shikojeni videon për më shumë