Telegrafi

Dallimi mes Messit dhe Maradonas, trajneri Ismet Munishi jep mendimin e tij

Në “Duelin Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur ka treguar se cili është dallimi ndërmjet Messit dhe Maradonës.

Ai tha se “Kupa e Botës është kompeticioni më i rëndësishëm në futboll dhe aty i shohim futbollistët që hyjnë në histori. Maradona e ka fitu Kupën e Botës, duhet ta fitojë edhe Messi, këtu është dallimi”.

Munishi e dha këtë deklaratë në natën e shtatë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.