Kur kanë janë zhvilluar 12 javë në kampionatin spanjoll të futbollit, diferenca e pikëve ndërmjet skuadrave është shumë e përafërt.
Barcelona është lider i kampionatit me 22 pikë (me një ndeshje më pak të zhvilluar), ndërsa në vend të fundit është Leganes me vetëm pesë pikë të arkëtuara.
Mirëpo, është interesant fakti që Valencia, e cila pozicionohet në vend të 13-të ka grumbulluar 17 pikë që do të thotë se është vetëm pesë pikë larg kreut.
Kjo gjë lë të kuptohet se akoma nuk është qartësuar situata se cilat skuadra do të konkurrojnë për vendet e para në tabelë, por edhe çështja e titullit mbetet shumë e hapur.
Pikë të barabarta me Barcën kanë edhe Real Madridi (që nuk e ka zhvilluar derbin pikërisht ndaj liderit), si edhe Real Sociedadi në vend të tretë. /Telegrafi/