Telegrafi

Dallimet në mes të tretmanit me keratinë dhe drejtimit të përhershëm të flokëve

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Këtu po ju paraqesim disa nga ndryshimet në mes të këtyre dy tretmanëve.

Drejtimi/Fenirimi afatgjatë

Kohëzgjatja: Jep rezultate afatgjate deri në një vit, por nënkuptohet që me rritjen e flokëve, afër rrënjës duhet të riaplikohet sepse humb efektin. Shumica kanë nevojë t’i riparojnë rrënjët çdo 6- 8 muaj, që kushton më pak.

Gjendja e flokëve: Zakonisht ngjyrosja nuk preferohet në flokë të dëmtuara apo në të cilat janë aplikuar kimikale afatgjate. Stilisti ju sugjeron se si duhet trajtuar flokët pas tretmanit.A është i sigurt?
Duke marrë parasysh që në flokë të dëmtuara nuk aplikohet, atëherë është një zgjedhje e sigurt. Nëse aplikohet në flokë të dëmtuara për shkak të procedurës së gjatë, mund të dëmtohen më shumë dhe të mos kenë rezultatin e paraparë.

Çmimi: Varet nga kualiteti i produkteve dhe nga stilistja. Është pak më i kushtueshëm se tretmani me keratinë. Preferohet të bëhet nga profesionalistët dhe mos të eksperimentohet me stilist të papërvojë për çmim më të ulët.

Tretmani me keratinë

Kohëzgjatja: Tretmani zgjatë deri në 4 muaj. Në krahasim me drejtimin afatgjatë, tretmani me keratinë duhet të riaplikohet çdo 3-4 muaj nga rrënja deri në fund, sepse me kohë keratina humb efektin duke u shpërlarë nga flokët.

Gjendja e flokëve: Ngjyrosja mund të aplikohet para dhe pas tretmanit, nuk paraqet ndonjë problem.A është i sigurt?
Tretmani me keratinë zakonisht preferohet për flokët e dëmtuara të cilat kanë nevojë për riparohen dhe njëkohësisht i mban ato të drejta. Pra, nuk paraqet asnjë problem për çfarëdo lloj flokë.

Mbani mend që substanca ‘Formaldehyde’ nuk duhet të jetë e pranishme në produkte, sepse paraqet rrezik për shëndet.

Çmimi: Në krahasim me drejtimin afatgjatë, është më pak i kushtueshëm, por patjetër që varet nga produktet e përdorura dhe përvoja e stilistit. /Telegrafi/