Telegrafi

Dallim thelbësor mes lojtarëve të Arsenalit dhe Chelseat kur festojnë në lokalet e natës? (Foto)

Chelsea dhe Arsenal kryesojnë tabelën e Ligës Premier. 

Gjersa The Blues janë lider të ligës me 55 pikë, Gunnersat kanë tetë pikë më pak se Chelsea.

Kjo ka bërë që edhe të ketë tolerime sa i përket jetës së natës së futbollistëve të Chelseat kundrejt atyre të Arsenalit që janë në vëzhgim të trajnerit pothuajse 24 orë, transmeton Telegrafi.

Së fundi, futbollisti i bluve të Londrës Marcos Alonso dhe i Topçinjve kanë publikuar në llogaritë e tyre personale në Twitter disa fotografi prej ndejave të fundjavës.

Ajo që e bën të veçantë janë pijet që konsumojnë lojtarët e të dyja ekipeve. Të Chelseat, sipas mediave britanike, pinë edhe alkool në doza të vogla ndërsa këtë rreptësisht e kanë të ndaluar lojtarët e Arsenalit.

Ndryshe, gjatë fundjavës nuk do të ketë ndeshje të Ligës Premier pasi që do të zhvillohet takimet për kupat angleze. /Telegrafi/