Ndonëse të gjithë ëndërrojnë një dasmë të përsosur, gjërat ndonjëherë nuk shkojnë ashtu siç planifikohen.
Kështu së paku ka ndodhur me një çift në Hawaii, dasma e të cilëve u prish në momentin kur dallgët e mëdha vërshuan drejt ceremonisë festive, ku ishin prezentë edhe mysafirët, transmeton Telegrafi.
Dillon dhe Riley Murphy mirëpritën mysafirët në Pallatin Hulihe’e në Kailua-Kona të shtunën, pasi kishin planifikuar ceremoninë e tyre në natyrë.
Një video e cila dokumenton të gjithë ngjarjen tregon mysafirët e hutuar që shikonin dallgët por si duket nuk e prisnin që do të vinin deri tek ata.
Për një moment dallgët e mëdha vërshojnë drejt tyre duke rrëzuar kështu edhe tavolinat. /Telegrafi/