Site icon Telegrafi

Dallgë të fuqishme u regjistruan në një plazh të Kalifornisë – njerëzit i kapi paniku kur e kuptuan se çfarë po ndodhte

Dallgë të fuqishme pati në qytetin Ventura të Kalifornisë, sipas pamjeve të publikuara në internet, ato ishin aq të mëdha sa kaluan murin e plazhit dhe ujërat përfunduan në rrugët e qytetit.

Një grup i njerëzve po qëndronin fillimisht aty dhe po i xhironin dallgët, më pas e kuptuan se ato po vinin me furi, transmeton Telegrafi.

Me të parë rrezikun, ata shpejt ia futën vrapit.

Valët në këtë qytet të Kalifornisë ishin aq të mëdha sa përfunduan edhe në rrugë, si rrjedhojë e kësaj tetë njerëz pësuan lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version