Telegrafi

Dallga e madhe e tërheq vajzën nga porti në Britani, kalimtarët arrijnë ta shpëtojnë – kamera amatore kap momentin dramatik

Momenti i frikshëm kur një dallgë e madhe e përfshiu vogëlushen në det është kapur në kamera.

Kalimtarët u tronditën kur panë vajzën duke u tërhequr zvarrë nga porti i Devonit, Angli nga një valë rreth orës 19 të së enjtes, transmeton Telegrafi.

Një grup prej katër fëmijësh po luanin në bankën port kur një valë e madhe e rrëzoi vajzën dhe e tërhoqi zvarrë mes në det.

Videoja tregon vajzën duke u përpjekur furishëm të notojë në breg. Një kalimtar i rastit i hodhi asaj një gomë shpëtimi, dhe një tjetër arriti ta kapte vajzën përpara se dallgët ta rrëmbenin më tej në det.

“Është një kujtesë serioze e aktiviteteve me rrezikshmëri të lartë në port. Ata patën fatin që nuk u lënduan rëndë. Ata vunë në rrezik jetën e tyre dhe të kalimtarëve që reaguan kur u futën në telashe. Kushtet e detit ishin shumë të ndryshueshme dhe të gjithë u rrëzuan, por vazhduan të përplaseshin me valët në hyrje”, tha Georgina Karlo-Pat nga administrata e portit.

Mediat vendase kujtojnë se ekziston një rregullore që ndalon njerëzit të hidhen në ujë ose të zhyten dhe të notojnë në port pa lejen e rojtarit. Gjoba për kërcimin nga porti mund të jetë deri në 1250 euro. /Telegrafi/