Shakira thuhet të jetë shumë e zemëruar me ish-burrin e saj, Gerard Pique, për daljen publike me të dashurën e re.
Futbollisti spanjoll është fotografuar duke e puthur me pasion studenten 23 vjeçare, Clara Chia Marti, në festivalin ‘Summerfest Cerdanya’ të Katalunisë.
Dalja publike e 35-vjeçarit me partneren e re vjen tre muaj pas ndarjes nga këngëtarja 45 vjeçare, me të cilën ka dy fëmijë.
BOMBAZO @socialitet5: Primer beso de Gerard Piqué con su nueva novia Clara Chía Martí tras la ruptura con Shakira #Socialité591 #WeLoveYouShakira pic.twitter.com/iS4Ykj4UGt
— Rafael García López 💜🕊️💜 (@RafaelGarciaLAF) August 21, 2022
Clara punon në kompaninë e mbrojtësit të Barcelonës, Kosmos, në zyrën për Marrëdhëniet me Publikun – ka thënë një burim për The Sun, duke shtuar se ata kanë qenë në lidhje disa muaj para se të merrej vesh, ndërsa kanë arritur ta mbajnë të fshehtë marrëdhënien e tyre.
Shakira dhe Gerard njoftuan në qershor për përfundimin e lidhjes së tyre 11 vjeçare. Ata janë prindër të dy djemve bashkë, Milan (nëntëvjeçar) dhe Sasha (shtatëvjeçar).
Këngëtarja kolumbiane është e hidhëruar me ish-bashkëshortin e saj që ka dalë menjëherë në publik me të dashurën e re.
Sipas burimeve, ata kanë pasur një marrëveshje që të mos dilnin me partnerët e rinj në vitin e parë të ndarjes. /Telegrafi/