Në Komunën e Gostivarit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 37.73 për qind e qytetarëve.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, përkthyer në numra 37.73 për qind janë 30.555 qytetarë nga gjithsej 81.083 votues.
Përndryshe, në gjithë shtetin dalja në zgjedhje është 49,01% apo 808,268 nga 1.824.864 votues gjithsej sa janë të regjistruar për të votuar në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/