Qytetarët e Kosovës që nga ora 07:00 e mëngjesit janë duke e ushtruar të drejtën e tyre të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.
1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë kanë të drejt vote në këto zgjedhje.
Deri në orën 15:00 nga numri i përgjithshme i qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar 567 mijë e 934 qytetarë apo 32,32%.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 nga shtatë komunat e mëdha dalje më e madhe e qytetarëve vërehet në Prishtinë e Gjilan.
Kujtojmë se numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
Telegrafi më poshtë ju sjell statistikat e daljes së qytetarëve në shtatë komunat e Kosovës.
Prishtinë 37,73%, Gjilan 34,87 %, Ferizaj 32,43%, Pejë 31,06%, Mitrovicë 30,99%, Gjakovë 27,94% dhe Prizren 26,91%. /Telegrafi/