Dalja e votuesve deri në orën 10, sipas informacioneve të mbikëqyrësve të MOST është 6.6%, ndërsa parregullsi janë vërejtur në Stdeuniçan dhe në fshatin Zdunjë të Gostivarit.
“Sipas informacioneve të vërtetuara, të marra nga mbikëqyrësit dhe në zyrat rajonale të MOST-it, në vendvotimin 2344 në komunën e Studeniçanit nuk është hapur deri në ora 10:00 dhe për këtë shkak në këtë vendvotim sot nuk do të votohet dhe në vendvotimin 0531 në fshatin Zdunjë, komuna e Gostivarit, një anëtarë i Këshillit Zgjedhor ka grisur tre fletëvotimet bashkërisht me numrin serial dhe të njëjtat janë përdorur për votim. Është njoftuar edhe Këshilli komunal zgjedhor, është bërë proces verbal dhe votimi ka vazhduar”, u tha në konferencën për shtyp..
Nga Asociacioni MOST i demantuan informacionet që i paraqitën në media se konferenca e parë është thënë për ndërprerje të votimit për shkak të grafiti dhe për prishje të llambës.
Në konferencën e parë për shtyp, MOST njoftoi vetëm për një vendvotim në komunën e Studeniçanit./Telegrafi/