Në Darkën e të Nominuarve banorët e Big Brother VIP Kosova kanë diskutuar për shumë gjëra.
E një pyetje për Leonardo Gashin kishte të bënte me veprimin e tij të fundit si kapiten i javës.
‘A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti?’ – Ishte pyetja e parë për Leon në darkën e të nominuarve.
I njëjti u shpreh se nuk beson se publiku i ka inati pasi siç tha ka treguar arsyen për këtë nominim.
“Nuk besoj që më kanë marrë inati pasi e kam cek për çka i kam nominuar, kanë qenë të vetmit që kanë dashur me më bë dëm në lidhje e sidomos Gjesti”, u shpreh këngëtari.
Edhe pse Gjesti u eliminua nga gara, ai akoma pa u bërë 24 orë kaloi në atë të Shqipërisë.
E atje po merr gjithë vëmendjen dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/