Site icon Telegrafi

Dalja e Edmond Themelkos nga stacioni policor në Shkup (Video)

Televizioni Telma ka shpallur video incizim nga momenti i daljes nën pranga të kryetarit të Pustecit, Edmond Themelko nga stacioni policor Beko.

Ai ka thënë se askush nuk e ka arrestuar, por vet është paraqitur në polici. Videon mund ta shikoni këtu –Video.

Themelko është njëri nga të akuzuarit për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2013, në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Me kërkesë të SPS, dje Këshilli penal i Gjykatës themelore i shqiptoi 30 ditë paraburgim për shkak të informatave të tyre se Themelko disa herë ka kaluar kufirin e vendit./Telegrafi/

 

Exit mobile version