Site icon Telegrafi

Dalipi: Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllje e syve ndaj sulmeve të orkestruara, atëherë jo faleminderit

Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka reaguar në lidhje me kritikat e partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me ngjarjet e ditës së sotme në komunat e veriut.

Dalipi në Twitter ka shkruar se nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë.

Lexo po ashtu Osmani: Veprimet e Policisë legjitime – suksesi i tyre varet nga koordinimi me aleatët

“Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”, ka shkruar tutje Dalipi.

Ai thotë se Vuçiq po përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, duke orkestruar një tjetër dhunë në veri të Kosovës.

“Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë”, ka vijuar Dalipi./Telegrafi/

 

Exit mobile version