Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar këtë të premte pagesat e shtesës prej 100 eurove për studentët.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i këtij dikasteri, Hekuran Murati.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ministria ka pasur pasur informata të sakta.
“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, tha Murati.
Prandaj gjatë ditëve në vijim, tha se do të tentojnë të rikonfirmojnë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe “sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”.
Studentët të cilët kanë përfituar nga ndonjë prej masave të prezentuara nga Qeveria në kuadër të mbështetjes shtesë për qytetarët nga 100 euro, nuk mund të përfitojnë sërish. /Telegrafi/