Telegrafi

Dalin rezultatet e ekzaminimeve mjekësore, Di Maria ka një dëmtim të lehtë

Angel Di Maria debutoi me gol dhe asistim në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Sassuolos, por argjentinasi u zëvendësua në pjesën e dytë pas një shqetësimi në kofshë.

Ai mbërriti herët në mëngjes në J Medical për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore për rreth 45 minuta.

Pas dy orësh mbërritën edhe rezultatet e testeve, të cilat zbuluan, siç shkruhet në njoftimin e Juventusit, “një dëmtim të lehtë të aduktorit të zgjatur të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh do të bëhen vlerësime të tjera”.

Argjentinasi do të detyrohet të humbasë ndeshjen e së hënës, më 22 gusht, në fushën e Sampdorias.

Shpresa e Allegrit është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës më 27 gusht, në shtëpi, kundër Romës, por duket e vështirë. /Telegrafi/