Site icon Telegrafi

Dalin pamjet, si gënjeu nëna e Kacifas kur tha se e kishin dhunuar policët shqiptarë

Dy ditë më parë, nëna e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas u ankua se policia shqiptare e kishte dhunuar për të mos e lënë të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës kundër Italisë Fashiste.

Eshtrat e 100 prej tyre ndodhen në Bularat dhe nëna e Kacifas bashkë me motrën kërkuan ta shfrytëzonin ceremoninë e nderimit të ushtarëve që ranë kundër fashizmit për të nderuar Kostën që ra duke qëlluar me breshëri ndaj policisë shqiptare.

Në videon e mësipërme duket momenti kur policia i heq nga duart banerin provokues me qëllim shmangien e çdo lloj incidenti gjarë ceremonisë shtetërore.

Duket që ndaj saj nuk ushtrohet dhunë pavarësisht pretendimeve të saj.

Lexo po ashtu E ëma e Kacifasit, thirrje te varri i të birit: Shfarosini, Vorio Epiri është tokë greke

Më parë nëna e Kacifas kishte bërë thirrje për vrasje të shqiptarëve dhe luftë kundër Shqipërisë duke thënë se ndodhej në të ashtuquajturin Vorio Epir./abcnews/

Exit mobile version