Telegrafi

Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit

Takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit është suspenduar pas një incidenti që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Tifozët e Gjilanit u futën në stadium pas golit të Enea Koliçit dhe sulmuan portierin kundërshtar të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Gjendja shëndetësores e Frashërit sipas zyrtarëve nga emergjenca në Spitalin e Gjilanit thuhet se është e mirë dhe stabile, portieri nuk ka pësuar tronditje.

Lexo po ashtu Gjilani del me njoftim zyrtar për ndeshjen e ndërprerë me Ballkanin

Nga emergjenca në Gjilan bën të ditur se portieri  është duke marr një infuzion  dhe mjekët po e përcjellin gjendjen e tij. Nuk ka lëndime apo tronditje, gjendja e tij është stabile.

Më poshtë mund ta shikoni në pamje edhe porterin i cili është i shtrirë dhe po trajtohet nga mjekët. /Telegrafi/