Njëri nga konkurrentët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Meti, është përjashtuar nga shtëpia, para tri dite.
Kjo ndodhi pasi Meti dhe Blerando u përfshinë në një debat të ashpër, pasi Blerando si kapiten i javës, i dha detyrë Metit t’i pastronte banjot.
Kërkesa e Metit ishte që t’i orfoheshin dorëza e maskë, se ndryshe nuk do e kryente detyrën.
Pas kësaj, Meti eskalon deri ne cënim fizik, e cila është rreptësisht e ndaluar në lojë.
E gjitha përfundoi me një zarf të zi të sjellë për Metin, në të cilin shkruan: “Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment.
Sot (e premte) në Prime, u shfaqën pamjet kur Meti e godet i pari Blerandon, në banjo. /Telegrafi/