Kanë filluar të dalin pamjet e parë se si duket arena ku do të ripërballen Anthony Joshua dhe Andy Ruiz.
Boksieri britanik do ta sfidojë kampionin në fuqi që në qershor të këtij viti i mori tre brezat, WBA, WBO dhe IBF.
Stadiumi Diriyah duket se është i gatshëm për venetin që do të zhvillohet të shtunën e 7 dhjetorit me një kapacitet prej 15 mijë ulësesh.
Në fillim ishte një mosmarrëveshje se ku duhet të zhvillohet rimeçi, pasi Joshua dëshironte që ta zhvillonte në Britaninë e Madhe, ndërsa Ruiz në Meksikë.
Pamjet e para bëjnë të ditur se gjithçka është gati që të zhvillohet përballja e vitit në boks, e që fituesit do t’i ketë në belin e ti tre titujt e kampionit në peshat e rënda.
Cili prej tyre që fiton, atëherë do të pres fituesin nga përballja, Tyson Fury – Deontay Wilder që zhvillohet në shkurt të vitit 2020. /Telegrafi/
https://twitter.com/DiriyahSeason/status/1182368499127193601