Policia shqiptare ka nxjerr pamje nga mega-operacioni ndërkombëtar i koduar “SYRI”, i zhvilluar nga ajri, deti dhe toka në bashkëpunim me policinë italiane.
Gjatë këtij operacioni u sekuestrua rreth 1 ton lëndë e dyshuar narkotike marijuanë.
Policia e Vlorës arrestoi 3 shtetas dhe shpalli në kërkim 1 tjetër, si dhe sekuestroi 3 mjete lundruese (skafe).
Guardia di Finanza sekuestroi mjetin lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike dhe arrestoi 2 shtetasit që e drejtonin.
Ky operacion u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, Delta Forcë, Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë. /Telegrafi/