Site icon Telegrafi

I dalin nga këmba gozhda dhe shiringa, nuk e di si i kanë përfunduar aty (Foto)

Materialet që përdoren për konstruktimin e bombës...

Anusuiya Devi nga Uttar Pradesh i Indisë, nxjerrë shpesh nga këmba gozhda dhe shiringa, ndërsa nuk di se si i kanë përfunduar aty.

Derisa 35-vjeçarja nuk pranon se i ka futur vet, apo vetëlënduar, mjekët nuk dinë si të shpjegojnë gjendjen e saj në të cilën ndodhet prej vitit 2012, transmeton Telegrafi.

Pacientja me gjendje të pazakontë

Ajo pretendon se i paraqiten puçrra, prej të cilave i dalin objektet e mprehta metalike.

Lëkura e dëmtuar nga gozhdët dhe shiringat

“Për pesë vite jam në dhimbje të përhershme, jam e lodhur me këtë gjendje. Më shumë më pengojnë, kur më thonë se po i vë vet” ka thënë Devi lidhur me rasti.

Fotografia me ultrazë që i tregon edhe nga brenda

Psikologët kanë thënë se ajo ka gjendje të mirë mentale dhe nuk po gënjen, ndërsa mbetet mister gjetja e 70 objekteve metalike që i kanë dalë deri tani nga këmbët.

Disa nga objektet e nxjerra

Vëllai i saj, që jeton me të prej se i ka vdekur burri, ka bërë kujdestari të fshehtë dhe nuk e ka parë asnjëherë duke vendosur këto mjete. /Telegrafi/

Exit mobile version