Telegrafi

Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës (Foto)

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore më nëntë gushtë do të performoj në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook” që biletat do të dalin në shitje sonte,cmimi tyre do të jetë 10 dhe 15 euro.

“Biletat janë rrugës. Sot në mbrëmje biletat dalin në pikat kryesore, e prej nesër në mëngjes në të gjitha pikat e cekura më parë”, kanë thënë organizatorët.

Ndërsa Telegrafi shpërndan 20 bileta falas për dhjetë personat më fatlumë. Krejt qka duhet të bëni, është të klikoni mbi këtë link, Telegrafi Events apo ta kërkoni në Facebook, Telegrafi Events.