Telegrafi

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Maqedoni

 

ederata Shqiptare  e Futbollit (FSHF) ka hedhur në treg biletat për ndeshjen e parë kualifikuese të Kampionatit Botëror ‘Rusi 2016’, ku Shqipëria luan ndaj Maqedonisë.  

Pas etheve të Kampionatit Evropian, tani në Kombëtaren shqiptare kanë nisur edhe ethet e kualifikueseve te Botërorit 2018 që do të mbahet në Rusi.

Vetëm disa javë pas nisjes së shitjes së biletave ‘online’ për ndeshjen e parë kualifikuese, ku më 5 Shtator kuqezinjtë do të presin në “Loro Boriçi” Maqedoninë, FSHF-ja ka njoftuar se biletat kanë nisur të shiten edhe në dyqanin zyrtar të institucionit që drejton futbollin në vend.

Lexo po ashtu Shqipëria ndanë premiot, a përfituan Shala dhe Rashica?

Kështu, në treg kanë dalë bileta për të gjithë sektorët e stadiumit, duke përfshirë këtu edhe tribunën VIP.

Çmimet e biletave nisin nga 1,000 lekë të reja për tribunat mbrapa portave, për të vazhduar me 1,500 lekë në tribunat anësore C1, C5 dhe E1, E5.

Ndërsa, në katër sektorët e tribunës D, biletat kushtojnë nga 2,000 deri në 3,000 lekë të reja dhe në tribunën qendrore në sektorët A dhe B çmimi shkon në 8,000 lekë të reja.

Lexo po ashtu Edhe Rrahmani flet rreth mundësisë për të luajtur për Kosovën

Gjithashtu, për tifozët besnik është edhe mundësia për të përfituar paketat e abonimit në ndeshjet e kuqezinjve, nëpërmjet të cilës mbështetësit e Kombëtares do të përfitonin çmim 15 për qind më të ulët. /Telegrafi/