Roman Abramovich më në fund e ka përfunduar shitjen e Chelseat, pas sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar shkaku i lidhjeve të tij të afrëta me Vladimir Putinin, pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën.
Sanksionet e vunë klubin në një pozicion tejet të vështirë, me manjatin rus që vendosi ta vë në shitje para se të merrej vendimi, por tashmë ishte vonë.
Kështu, pas afro 20 vitesh, Chelsea ka pronar të ri dhe në krye të tyre do të jetë miliarderi amerikan, Todd Boehly, së bashku me Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyys.
Por, Abramovich kishte vënë disa klauzola që pronarët e ri të mund ta realizonin blerjen dhe ato do të vlejnë për dhjetë vitet e ardhshme, apo deri në vitin 2032.
Abramovich ka shtuar klauzolat e mëposhtme për blerjen e Chelseat:
1) Nuk duhet të shitet klubi për 10 vite
2) Qysh në start mbi 600 milionë investime në të gjitha ekipet, burra/gra
3) Klauzola Anti Glazers (Nuk lejohet participim tjetër nga një ofertues i ri/Glazers)
4) Clearlake gjithashtu duhet të rindërtojë Stamford Bridgen.
Këto klauzola tashmë thuhet se janë publike, mirëpo ka edhe disa kërkesa të tjera, që dyshohet se nuk duhet të shikojnë pjesën e madhe të përfitimit personal, por të jetë fokusi te fitimi i trofeve. /Telegrafi/