Site icon Telegrafi

Dalin hipotezat e para: Florijana Ismaili ka pësuar sulm kardiak në momentin kur ka kërcyer në ujë

Mediat në Zvicër dhe Itali kanë filluar të raportojnë rreth shkaktarëve që mund të kenë çuar në vdekjen e Florijana Ismailit në liqenin e Comos.

Futbollistja 24-vjeçare që u zhduk të shtunën e javës së kaluar në liqenin italian, u gjet dje (2 korrik) pa shenja jete nga një robot që u caktua për kërkime.

Hipotezat tani kanë filluar të dalin nga mediat italiane dhe ato zvicerane, e që bëjnë të ditur se Florijana mund të ketë pësuar sulm kardiak në momentin që ka kërcye në ujë.

Futbollistja shqiptare ishte e shoqëruar nga një shoqe të saj, derisa kishin marrë një bark me qira, mirëpo që nga aty kanë gjetur vdekjen.

Duke u bazuar në hipotezat e mediave ndërkombëtare, temperatura në ato momentet besohet të ketë qenë rreth 35 gradë celsius.

Kjo temperaturë e lartë me gjasë ka ndikuar që Florijana të pësojë sulm kardiak, gjersa thellësia në atë vend ishte 204 metra. /Telegrafi/

Exit mobile version