Kanë mbetur pak më pak se dy muaj deri dasma mbretërore e Britanisë së Madhe.
Gradualisht kanë filluar të zbulohen gjithnjë e më tepër detaje të martesës së Princit Harry dhe të fejuarës, Meghan Markle.
Përmes rrjeteve sociale, pallati mbretëror ka zbuluar ftesat që do t’iu shpërndahen mysafirëve të dasmës.
Ftesat janë realizuar nga “Barnard e Westwood”, shtypshkronjë në Londër, të cilës familja mbretërore i beson qysh prej vitit 1985.
Ato do të shoqërohen me pupla dhe do të nënshkruhen nga Princi Charles.
Shtypshkronja që ka shfrytëzuar makinën e bërjes së ftesave është e viteve të 30-ta të shekullit të kaluar.
Fjalët e ftesës janë shkruar me ngjyrë ari dhe të zezë, dhe po me ar janë dekoruar dhe pjesët anësore. /Telegrafi/