Telegrafi

Dalin emra të rinj që shihen si pasues të Ancelottit te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka qenë nën presion në vitin 2023, pasi tifozët e Real Madridit po e shohin Barcelonën duke ecur drejt titullit të La Ligës këtë sezon.

Italiani fitoi dy trofe sezonin e kaluar, Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, por në këtë sezon nuk po i ecën asgjë.

Ky spekulim u shtua nga raportet që lidhin Ancelottin me vendin e lirë të punës në Brazil. Ai ka pohuar se dëshiron të qëndrojë në Madrid, së fundmi duke hedhur poshtë raportet se ai kishte qenë në bisedime me Brazilin.

Lexo po ashtu Brazili është optimist për emërimin e Ancelottit

Megjithatë, vetëm tre ditë para finales së Kupës së Mbretit kundër Osasuna, më shumë thashetheme janë shfaqur për zëvendësuesit e mundshëm të italianit.

Sipas Manu Sainz nga mediumi Diario AS, Real Madridi pritet të kthehet tek njohjet e vjetra si Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Raul Gonzalez, duke i lidhur me këtë pozicion.

Menaxheri i Real Madrid Castilla, Raul u vu re gjithashtu si një pasardhës i mundshëm nga Cadena SER, ,me këtë medium që shton edhe emrat e Alvaro Arbeloa, Mauricio Pochettino dhe Xabi Alonso.

Gazetari Anton Mean gjithashtu vuri në dukje se ai mendonte se ka një shans të madh që Ancelotti të largohet në verë. /Telegrafi/