Telegrafi

Dalin detajet e kontratës së Yamal te Barcelona – klauzolë e çmendur

Barcelona dhe Lamine Yamal thuhet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Talenti ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij, andaj klubi katalunas po e blindon atë me një marrëveshje të re.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Yamal do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Lexo po ashtu Dy lojtarët më të rrezikshëm të Real Madridit me të cilët është përballur Xavi si trajner i Barcelonës

Klauzola e tij e lirimit do të jetë në shumën e një miliard euro, ndërsa njoftimi pritet brenda 24 orëve të ardhshme.

Kontrata e re thuhet se ishte nënshkruar që nga muaji korrik i këtij viti, ndërsa Barcelona nuk mund t’i ofronte atij edhe më shumë vite, për shkak se është vetëm 16-vjeçar.

Natyrisht se ky është një lajm fantatik për klubin, pasi Lamine tashmë është pjesë e skuadrës së parë dhe po tregon më së miri atë që mund të bëjë. /Telegrafi/