Site icon Telegrafi

Dalin detajet e dënimit zyrtar të Tonalit për baste të paligjshme

Një deklaratë nga FIGC njofton se mesfushori i Italisë dhe Newcastle United, Sandro Tonali nuk do të luajë për dhjetë muaj shkaku i basteve të paligjshme, plus një gjobë prej 20,000 euro dhe fillimi i seancave rehabilituese kundër lojërave të fatit.

Tashmë ishte konfirmuar sot nga presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina, por tashmë ka përfunduar edhe hapi i fundit, Prokurori i Federatës ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Ky është një ndalim 10-mujor, me pjesën tjetër të zëvendësuar në trajtim për varësinë ndaj lojërave të fatit, një gjobë prej 20,000 euro dhe një seri prej të paktën 16 paraqitjesh publike gjatë tetë muajve për të përdorur shembullin e tij si një paralajmërim për ata që mund të bien në një kurth të ngjashëm.

Lexo po ashtu Tonali dënohet zyrtarisht me 10 muaj mos lojë shkaku i vënies së basteve

Ndalimi fillon që nga dita pas publikimit të deklaratës, pra nga 27 tetori, që do të thotë se Tonali do të humbasë Euro 2024 dhe pjesën tjetër të sezonit aktual, por duhet të rikthehet për fillimin e sezonit 2024-25 në Ligën Premier.

Është kundër rregullave që çdo futbollist profesionist të bëjë baste në ndonjë sport, por dënimi është më i rëndë nëse vendos baste për sportin e tij.

Ndryshe nga mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli, Tonali vendosi baste për ekipin e tij, i cili në atë kohë ishte te Brescia dhe Milan.

Lexo po ashtu Mësohet se sa do të dënohet Tonali për vënien e basteve, avokatët po mundohen ta ulin dënimin e mesfushorit

Megjithatë, pasi bastet ishin për një fitore, ai nuk mund të hetohet për trukim ndeshjesh.

Kjo marrëveshje për pranimin e fajësisë përfshin një provë, kështu që nëse ai bie luan sërish në bastore, ai do të përballet me një ndalim prej 48 muajsh. /Telegrafi/

Exit mobile version