Dalilah Muhammad është bërë kampionia më e re olimpike, por edhe që ka thyer rekordin 16-vjeçar në vrapimin 400 metra me pengesa, kur vrapoi të dielën 52.20 sekonda në Kampionatin e SHBA-së të mbajtur në Iowa.
Atletja amerikane arriti ta përfundonte 14 sekonda më shpejtë se rekordi i botës që mbahej nga rusja Yuliya Penchonkina në Lojërat Olimpike të vitit 2003.
“Jam e shokuar”, ka thënë Muhammad 29-vjeçare, që kishte pasur një tronditje në kokë pas një rrëzimi në stërvitje dy javë më parë.
“Nuk po mund të besoj. Ndihem shumë mirë. Jam shumë e lumtur, sinqerisht vetëm të jem pjesë e këtij grupi të zgjedhur në 400 metra me pengesa, më bën të ndihem e lumtur. Rekordi i botës? Ende nuk po më duket diçka reale”.
Tinejxherja Sydney McLaughlin përfundoi e dyta me kohë 52.88 sekonda, 0.13 sekonda më ngadalë se rekordi i saj personal, ndërsa Ashley Spencer doli e treta me kohë 53.11 sekonda.
Të tria atletet kanë zënë vend në skuadrën e SHBA-së për Botërorin që do të mbahet në shtator në Doha. /Telegrafi/