Telegrafi

Daley Blind nënshkruan për Bayernin

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu e ka transferuar mbrojtësin holandez, Daley Blind, i cili ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore.

32-vjeçari ka kaluar te bavarezët si transfer i lirë, duke qenë se paraprakisht e kishte ndërprerë kontratën me Ajaxin.

“FC Bayern mund të njoftojë për nënshkrimin e mbrojtësit Daley Blind në një marrëveshje deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.

Duke qenë pjesë e Akademisë së Ajaxit, mbrojtësi e nisi karrierën profesionale (në vitin 2008) te klubi nga Amsterdami për t’u huazuar për një sezon te Groningeni.

Në vitin 2014, ai u transferua në Ligën Premier te Manchester Unitedi, ku qëndroi për katër sezone, për t’u rikthyer sërish te Ajaxi në vitin 2018, ku qëndroi deri më tani. /Telegrafi/