Telegrafi

Daley Blind diagnostikohet me inflamacion në muskujt e zemrës

Daley Blind është diagnostikuar me inflamacion të muskujve të zemrës.

Ish-lojtari i Manchester United kishte probleme që nga humbja 1-0 ndaj Valencias më 10 dhjetor në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Nga Ajaxi është konfirmuar se mbrojtësi është diagnostikuar me një inflamacion në muskujt e zemrës dhe nuk do të stërvitet në fillim të muajit janar.

Stafi mjekësor ka bërë të ditur se Blind do të jetë në tretman të vazhdueshëm dhe do të përcillet nga afër gjendja e tij.

Holandezi thuhet se në përballjen me skuadrën spanjolle, ndjeu dhimbje të mëdha dhe nuk ndihej mirë.

Mbrojtësi do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore dhe më pas do të vendoset se kur mund të rikthehet sërish në futboll. /Telegrafi/