Ish-kryeministri italian, Massimo d’Alema, përshëndeti Kongresin e Partisë Socialiste me një fjalim. Në fjalën e mbajtur para delegatëve, deputetëve e figurave të larta të PS-së, D’Alema tha se Shqipëria ka ecur përpara në vitet e fundit.
“Shqipëria po ecën përpara në reforma të guximshme drejt integrimit të plotë në BE. Nuk është më Shqipëria e njerëzve të dëshpëruar dhe gomoneve e skafeve. Është një vend që rritet, një ekonomi që integrohet me ekonomitë e vendeve të tjera.
Në Tiranë jo shumë muaj më parë pasi mora pjesë në takimin e nivelit të lartë të kryeministrave. Më duhet t’u rrëfej se kam parë të ulen përreth të njëjtës tryezë kryeministrin e Serbisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi… të gjithë. Kjo më preku thellësisht, sepse të gjithë ne e dimë se cilat konflikte kanë përgjakur këtë pjesë të Evropës.
Më lejoni të them se sa shumë e vlerësoj punën e jashtëzakonshme që po bën Edi Rama për të krijuar një klimë paqeje dhe mirëkuptimi në Ballkan. Një klimë e tillë që nuk është cenuar as edhe nga ndonjë incident në fushën e futbollit”, tha D’Alema.