Site icon Telegrafi

Daka: Vetëvendosje mund të hyjë në listën e LDK-së dhe anasjelltas!

Kandidatët e Vetëvendosjes mund të hyjnë në Listën e Koalicionit LDK-AKR, ose anasjelltas. Por, afati për paraqitjen e koalicioneve të përbashkëta ka skaduar. Kështu ka shpjeguar për gazetarët kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Ajo ka thënë se Vetëvendosje ka mundësi t’i bashkohet Listës së LDK-AKR, por jo të jetë koalicion parazgjedhor.

“Vetëvendosje mund të jetë vetëm pjesë e listës”, ka thënë Daka, raporton Ekonomia Online.

Më herët gjatë ditur, burime të EO treguan se Vetëvendosje po shqyrton mundësinë do t’i bashkohet listës së LDK-së.

Exit mobile version